Paketa fiskale, Kryekomunarët: Të mbledhim vetë taksat e biznesit të vogël
Tiranë- Sot kur kanë kaluar pothuajse 1 vit nga ndryshimet në paketën fiskale, ku mbledhja e taksave të biznesit të vogël i'u transferua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, pushteti vendor shprehet i shqetësuar duke e cilësuar vendimin jo efiçent.Kryetari i Komunës së Paskuqanit,Fatos Rexha, tha se për njësinë e tij vendore vjelja e taksave në 6 mujorin e parë të vitit 2014 rezulton në minus 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.Një tjetër shqetësim për vendorët, është dhe paqartësia e krijuar nga ky vendim mbi vjeljen e taksave të tjera të pushtetit vendor.Kryekomunari Rexha, thotë se duhet një rishikim i këtij vendimi të qeverisë, pasi sipas tij decentralizmi i pushtetit vendor është jetik për rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve.