Barnat në Shqipëri 5- fish më shtrenjtë se në BE, grositët mbajnë fitimin

Tiranë- TVSH në medikamente u hoq, por qytetarët nuk kanë arritur ti shpëtojnë çmimeve të kripura të barnave në vend. Krahasuar me vende të tjera të BE, pacientët në Shqipëri i blejnë 2 deri në 5-fish më shtrenjtë barnat.Sipas këtyre të dhënave, një vaksinë atigrip në vendet e tjera europiane shitet me vlerën 809 sipas monedhës vendase, ndërsa në Shqipëri një qytetar e blen në farmaci me 1204 lekë, pra 1.5% herë më shumë.Për një aspirinë nga 290 lekë që është çmimi i shitjes, në Shqipëri e njëjta aspirinë shitet me 517 lekë, pra 2 fishi më shumë se vendet referente, në këtë rast vende të Bashkimit Europian.Një tjetër medikament që shitet me 13 lekë në vendet europiane, në Shqipëri shitet me 61.8 lekë, pra 5-fishi më shumë.Ministri i Shëndetësisë akuzoi grostitët se nuk i reflektojnë në medikamente zbritjet që u bëjnë prodhuesit, por e fusin në treg një medikament me çmim të lartë dhe për 2014 distributorëve u mbeten në mënyrë të paqartë rreth 17mln euro.Duke parë këto abuzime në treg si dhe anomali të tjera, Ministri i Shëndetësisë në bazë të ligjit të ri, autorizon agjencinë që në abuzime të tilla apo në variacione të reja, të cilat nuk janë të verifikuara të bëjë pezullimin e autorizimit për tregtim për një periudhë 2-vjeçare për barin që nuk i përgjigjet kërkesës për plotësimin e nevojave të listës së miratuar të barnave të shërbimit spitalor publik.