Pajtimi me PD, Kuvendi "shpluhuros" kërkesën e saj për kohën e fjalës
Tiranë - Pas një periudhe të gjatë të debatit politik në distancë, maxhoranca e majtë i ka dërguar opozitës sinjalin e parë zyrtar për rikthimin në sallën e Kuvendit që braktisi para rreth 4 muajsh.Në një kohë kur negociata direkte mes palëve nuk ka dhe gjuha politike mbetet e tensionuar, shumica ka "shpluhurosur" një kërkesë te demokratit Oerd Bylykbashi që qëndronte prej 9 muajsh në sirtarët e Kuvendit për të dërguar mesazhin e pajtimit në tempullin e demokracisë.Kërkesa e Partisë Demokratike për rishikimin e rregullores së Kuvendit është futur nga shumica në kalendarin 3-javor të punimeve dhe pritet të shqyrtohet brenda këtij muaji. Kërkesa në fjalë, e depozituar pranë Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Kuvend, propozon që përfaqësuesi i PD-së të ketë kohë të barabartë të foluri me Kryeministrin gjatë debateve në seancat plenare.Kjo lëvizje e maxhorancës mund të lexohet qartë si një sinjal drejtuar opozitës që të ndalë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend për mbrojtur një prej kauzave të saj.Në këtë formë, maxhoranca tashmë ka hapur lojën dhe ka hedhur kartën e saj e para në tavolinën e "ripajtimit" në Kuvend. Nga ana tjetër pritet nëse sinjali i shumicës së majtë do të marrë përgjigje nga opozita e cila në fakt thotë se Kuvendin e braktisi për shkak të dhunës dhe ka parashtruar një sërë kushtesh për rikthimin në sallën plenare.Oranews.tv