Lezhë, nxënësit bëjnë maratonë vrapi bashkë me makinat

Lezhë - Krosi i përmuajshëm i nxënësve të shkollave, pjesë e programit të ri mësimor, nuk ka kaluar lehtë në Lezhë. Nxënësit kanë bërë vrap në mes të bulevardit, të shoqëruar edhe nga automjetet, qarkullimi i të cilave nuk është bllokuar nga policia.Teksa nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazit në Lezhë u munduan të realizojnë lëvizjen sportive, pjesa e re e programit edukativ në shkolla, makinat vijuan të qarkullonin pa u shqetësuar nga askush. Ndonëse tepër e rrezikshme, mjetet dhe nxënësit lëvizën njëkohësisht nëpër bulevardin "Gjergj Fishta".Lëvizja e mjeteve në rruge nuk u bllokua nga Policia Rrugore, madje krosi i nxënësve nuk monitorohej rregullisht, duke përbërë në këtë rast një episod aspak profesional dhe edukativ për nxënësit që morën pjese ne kete ecje sportive. Nuk kerkon të polemizojmë me strukturat e Policisë së Shtetit, që nuk i mbështetën, megjithëse ka patur një kërkesë ndaj tyre, por mësuesi i edukimit fizik Prek Pjetrushi kërkon që herën tjetër te kete organizim me te mire.Në mungesë të ambienteve dhe parqeve për të realizuar programin edukativ, për nxënësit e shkollave në Lezhë funksionon vetëm bulevardi Gjergj Fishta.Oranews.tv