Sindroma down pa mbështetje financiare. Prindërit e fëmijëvë: Shteti të na ndihmojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2014, 14:39
Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, në Shqipëri janë rreth 1700 fëmijë të prekur me sindromën down. E ndërsa tetori është muaji i sensibilizimit për sindromën, prindërit e fëmijëve të prekur kërkojnë më shumë mbështetje financiare.I njëjti apel vjen edhe nga qëndra "Down Sindorme Albania" e cila përkujdest për dhjetëra fëmijë, por mbijeton vetëm në financimet e prindërve apo bizneseve private.Tetori njihet si muaji i sensibilizimit për sindromën Down dhe pikërisht për këtë në kryeqytet u zhvillua një marshim nën moton "Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje". Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e kompanisë celulare AMC.