Ndotja e lartë e ajrit në Tiranë, bashkia fajëson Ramën: Bllokoi tramin

Tiranë - Bashkia e Tiranës bën me faj Kryeministrin Edi Rama për ndotjen e lartë të kryeqytetit, pasi ka bllokuar projektin e ndëtimit të tramit, i cili do të eleminonte dukshëm ndotjen.Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Politikave Mjedisore në bashki, Romeo Hanxhari, theksoi se një tjetër investim i bllokuar nga Rama është dhe bulevardi i ri i Tiranës.“Bashkia e Tiranës i bën sot thirrje edhe njëherë Kryeministrit të vendit të ndihet mbi interesat e vogla politike e të zhbllokojë investimet strategjike të bashkisë së Tiranës, të cilat do të ndryshonin në mënyrë drastike ndotjen në Tiranë, - tha ai. - Nga njëra anë, vetë qeveria konstatoi dje se trafiku është një nga ndotësit kryesorë të ajrit në Tiranë dhe nga ana tjetër, po vetë qeveria e bllokon zgjidhjen e problemit.Projekti i Bashkisë për kalimin nga transporti mbi goma tek transporti mbi shina, nëpërmjet tramit Kinostudio-Kombinat do t’i kursente çdo ditë qytetit të Tiranës 3 ton dioksid karboni. Ndërtimi i terminalit multimodal, realizimi i të cilit pret vetëm vendimin që lejon Bashkinë të nisë procedurat e koncesionit, do t’i kursejë çdo ditë qytetit të Tiranës 6 ton dioksid karboni."Ai i bëri thirrje autoriteteve përkatëse dhe Prokurorisë edhe që të marrin masat dhe të nisin hetimet e menjëhershme për personat që kanë futur dhe lejuar të fusin në treg, karburant jashtë çdo lloj standardi, duke u bërë kështu ndotësi kryesorë i ajrit.Oranews.tv