Ngrohja e motit sjell pushuesit në plazh, fundjavë vjeshte në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2014, 13:03
Durrës-Të bësh plazh në tetor? Po në plazhin e Durresit është i mundur. Këtë fundjavë. pushues nga Kosova, Maqedonia, Tirana dhe rrethet kane shijuar orë të tëra buzë detit, apo brenda tij, për ndonjë guximtar.Ndërkohë pushuesit vjeshtak thonë se pavarësisht mbarimit të verës, nuk mund të rrinë pa shijuar rrezet e diellit.Plazhi i Durrësit vazhdon të jete edhe në vjeshtë destinacioni më i rëndësishem turistik për Shqipërinë.