Ali Ahmeti bekon Ramën në Beograd: Është koha të falim, jo të hakmerremi

Tiranë - Edhe pse në të njëjtën ditë në Tiranë, Ahmeti i Tetovës dhe Ahmeti i Prishtinës, kanë mendime krejt të kundërta për vizitën e pritshme të Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, e sheh në këndvështrimin e faljes, udhëtimin e Ramës në Serbi.“S’kemi rrugë tjetër, duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”- tha Ahmeti.Batuta e tij në takimin me Ilir Metën sigurisht që zgjoi kureshtje. Çfarë nëne është për bijtë në rajon, Tirana zyrtare? Shpjegimi i Ahmetit është simbolik por me shumë domëthënie: “Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet t'u rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna.Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna ka dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta, ne nuk do t’i harrojmë,” - theksoi ai.Në kryqëndrat e trojeve, shqiptarët nuk po e gjejnë dot rehatinë e bashkëpunimit e madje shpesh herë mes tyre ndeshen me grushta. Njeriu i luftës Ali Ahmeti e ka përgjigjen shumë të qetë.“Ne kemi kërkuar pluralizmin, kemi kërkuar demokracinë si vlera shumë të mëdha të njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë filozofi tjetër, të përpunuar siç është përpunuar filozofia e demokracisë dhe kjo duhet të respektohet. Në këto veprimtari sigurisht që ka debate, ka hidhërime, ka revolta, por këtë e kemi kërkuar; fjalën e lirë, debatin e lirë dhe në debat të lirë nuk duhet të bëhesh nevrik sepse nuk ta pranojnë që është e vërtetë. Ti ke krijuar bindjen tënde për një të vërtetë, por për mua ajo e vërtetë nuk është e vërteta më e mirë, sepse ajo që them unë është më e mirë dhe më e lartë,”- gjykon Ahmeti.Përsa i përket Kosovës, lideri i shqiptarëve në Maqedoni nuk shqetësohet shumë, megjithë turbullirat që ka sjellë Kushtetuta se kush mund të bëjë Qeverinë. Në rast se nuk merren dot vesh si burrat, atëherë kosovarët të shkojnë në zgjedhje.Pjesë nga intervista e z.Ahmeti me gazetarin Patrik SadikajSadikaj: Pyetja e parë lidhet me vizitën tuaj në Tiranë. Vizita juaj, ishte pjesë e rutinës apo kishte një qëllim të caktuar? Kishit një axhendë të ngjedhur, keni pasur takime me thuajse gjithë faktorin politik në Shqipëri.Ahmeti: Vizitat në shtetit shqiptar, në shtetin amë, janë të rregullta. Komunikimi ka qënë shumë i rregullt, jo vetëm në këtë kohë që krijohen politika, që krijohen strategji, por politika të përbashkëta, jo vetëm në mes dy shteteve tona, po edhe më gjërë në rajon dhe qëllimi i vizitës ëhstë që drejtpëdrejtësi, autoritete shqiptare të njftohen nga burimet e para mbi zhvillimet në Maqedoni. Sepse ka shumë zhvillime interesante, që kërkojnë edhe angazhimin e Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera të rajonit. Kam kërkuar nga të gjitha institucionet vendimarrëse, Qeveria, Parlamenti, Presidenti,por edhe nga opozita shqiptare që të kërmi përkrahje në drejtim të disa çështjeve madhore, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Në këtë rast ne kemi një kontekst të pazgjidhur me fqinjin tonë jugor, Greqinë, sa i takon çështjes së emrit. Që ne kemi vlerësuar dhe konstatuar se duhet një angazhim pam më i gjërë, sepse zgjidhja e çështjes së emrit hap perspektivë për zhvillime të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë, hapen dyert për anëtarësimin e vendit në NATO dhe për ne NATO do të thotë më shumë stabilitet, më shumë siguri, marrëdhënie më të forta ndëretnike, sepse ka një ndarje ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha.Komuniteti shqiptar në Maqedoni, si alternativë të vetme sheh anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe nuk janë peng të emocioneve të zgjidhjes së çështjes së emrit. Jo se nuk i intereson emri i shtetit sesi do të pagëzohet apo definohet gjatë negociatave në të ardhmen, sepse ai shtet është edhe i shqiptarëve, por prioritet mbi prioritetet është anëtarësimi në NATO dhe në BE, si një BE e vendit dhe e rajonit. Sepse shqiptarët tani duan një siguri kolektive dhe përfundimisht, shqiptarët janë të angazhuar dhe politikbërja që bëhet andej bëhet në drejtim të motos së Rilindjes Kombëtare, sepse dielli për shqiptarët lind në Perëndim dhe sepse ardhmëria e shqiptarëve është, duke qënë të rreshtuar pranë këtyre strukturave.Kam kërkuar përkrahjen edhe të shtetit shqiptar, që të inkurajojnë palët që ky kompromis të arrihet sa më shpejt. Shqipëria ka kontaktet e veta edhe me qendrat kombëtare të vendosjes; Shqipëria është anëtare e NATO-s. Kam kërkuar që kjo çështje të ngrihet në rrugë zyrtare dhe institucionale dhe nga Shqipëria, sepse anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në BE është në dobi të të gjithëve. Unë kam gjetur mirëkuptim nga të gjitha institucionet, përveç kësaj çështjeje, që e kam ngritur; kam ngritur çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me marrëveshje për arsimin, për bashkëpunimin në fushën e arsimit, të ripërtërihen ato marrëveshje; kam kërkuar zbatimin e shumë marrëveshjeve që bërë, por të përshpejtohet dinamika e zbatimit të atyre marrëveshjeve.(Video: Intervista e plotë)Oranews.tv