Festa e vjeljes së ullirit në Cukalat, Panariti: Do t’i shtojmë sipërfaqet me ullinj
Berat-Festa e Vjeljes së Ullirit në komunën e Cukalatit, ka sjellë në Berat ministrin e Bujqësisë, drejtues vendor, deputetë të qarkut dhe prodhues e fermer të zonës, të cilët i janë bashkuar festimeve.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e ka cilësuar këtë komunë si një nga komunat më prodhueset në vend të ullirit dhe vajit të nxjerër prej tij.“Shqipëria eksporton vaj ullir, por eksporton vaj jo të prodhuara me variatete të huaja, por vaj ulliri të prodhuara me varietete lokale me kokër madhin e Beratit, me ullirin e bardhë të Tiranës, me Kalinjotin, me Marksin me të gjitha këto varietete të cilat ne mund të krenohemi sepse janë unikal dhe dallohen për karakteristikat e tyre”, tha ministri.Panariti ka premtuar zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me ullinj të varieteteve lokale dhe çertifikimin e cilësisë së vajit të ullirit, për të qënë konkurues jo vetëm në tregjet tona por edhe në ato evropiane e më gjerë.“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e cilësisë së pesticideve, për mbrojtjen e ullirit nga dëmtuesit dhe kjo është një sfidë e hapur pasi ullishtaria në Shqipëri vazhdon të kërcënohet edhe nga infeksioni që po qarkullon në vendet fqinje.”