LSI: Akuzat ndaj Tushajt, intriga - PD, shenja afrimi me Kuvendin

Tiranë – LSI-ka deklaruar sot se akuzat ndaj kryebashkiakut të Lezhës, të zgjedhurit të saj, Viktor Tushajt, janë “qartësisht intriga të nxitura nga hovi i madh i ndryshimeve që kanë ndodhur në Lezhë.”Gjatë një konference për shtyp, N.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha sot se akuzat “janë qartësisht intriga, do t’i konsideroja të neverishme, të nxitura nga një dëshpërim i madh për ndryshimet dhe hovin e madh të ndryshimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin më nëyrë të vazhdueshme kohët e fundit në bashkinë e Lezhës , ku sigurisht gjurma dhe vullneti i palëkundur i drejtimit profesional, politik dhe kompetenca e Viktor Tushajt ka qënë e spikatur dhe i ka udhëhequr më së miri ato.”Po ashtu, Vasili, i pyetur nga mediat lidhur me akuzat e opozitës, e cila po ndihet e përjashtuar nga takimet me ndërkombëtarët jashtë vendit, ai tha se ato mund të jenë një shenjë, ndoshta dhe e ndrojtur të opozitës, për t’iu bashkuar parlamentit.“Ne do ta pranojmë opozitën me gjithë inkoherencat që ajo ka, me gjithë pavendosmërinë për të marrë vendime të mëdha, - tha ai, - dhe të vazhdojmë të jemi zemërgjerë dhe të presim që ajo të bëhet pjesë. Mbase kjo dëshirë për të marrë pjesë në një delagacion të caktuar është një shenjë që ajo në mënyrë të caktuar, mbase në mënyrë timide, po i afrohet parlamentit, ku është edhe vendi i natyrshëm që ajo ka e duhet të qëndrojë.”ar.sh/Oranews.tv