Tregu tek kthesa e Kamzës, tregtarët protestojnë kundër qerave të larta

Tiranë - Tregtarët e Tregut Agroushqimor pranë kthesës së Kamzës i kanë vënë kyçin dyqaneve në shenjë proteste për qiranë e lartë që paguajnë.Janë rreth 200 tregtarë të cilët shprehen se nuk po fitojnë asgjë që në momentin që janë zhvendosur nga ish-Uzina Dinamo. Shqetësim për tregtarët janë edhe frigoriferët për ruajtjen e mallrave por edhe shitësit informalë.Pas zhvilimit të protestës, drejtuesit e këtij tregu kanë premtuar se do të rishikojnë kushtet dhe çmimin e qirave, ndërkohë që në Tiranë vijon shitja nëpër trotuare por edhe në ato tregje të cilat janë prishur.Oranews.tv