Korçë, Beqaj tek të sëmurët me kancer: Do zgjerojmë shërbimet e ofruara

Në kuadër të muajit kundër kancerit,ministri i Shëndetsise Ilir Beqaj ka vizituar qendren e kujdesit paliativ në qytetin e Korçës, për personat me sëmundje tumorale.Beqaj teksa ka pranuar se qendra të tilla janë shumë të pakta në Shqipëri, shtoi se ministria do të hyjë në marrëdhenie kontraktuale me investitorë privatë për ngritjen e qëndrave të tjera për trajtimin e kancerit.“Ofrojnë për të sëmurët me sëmundje tumorale dhe në stade të avancuara shërbim të domosdoshëm, deri më sot të ofruar shumë zbehtë në qytetet e Shqipërisë. Janë krijuar hapësira që ky shërbim mund të ofrohet edhe në bashkëpunim me institucione jo publike, fitimprurëse ose jo fitimprurëse,q ë do të hyjmë në marrëdhënie të drejtpërdrejta kontraktuale edhe me ofrues të shëndetësisë jopublike, në mënyrë që ajo çfarë i ofrojmë qytetarëve shqiptarë për kujdesin shëndetësor të jetë sa më e plotë”, u shpreh Beqaj.Ne qarkun e Korçës ka një numër të konsiderueshem të të prekurve nga sëmundjet tumoriale por nga ana e drejtorisë rajonale të shendetit publik nuk ka te shifra te sakta.