Dhunohet Manastiri i Deçanit, Thaçi: UÇK s'luftoi kurrë për çështje fetare si ISIS

Kosovë – Muret e Manastirit të Deçanit janë zhgarravitur sot me mbishkrime, që heqin paralelizma ndërmjet Shtetit Islamik dhe UÇK-së, mbishkrime që kanë ngjallur reagimin e ashpër të ish-Komandantit të UÇK-së, sot Kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit.“Dikush sonte ka fëlliqur muret e Manastirit të Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK, - shkruan Thaçi në Fb. - Fillimisht duhet të dënojmë nje incident të tillë, sepse objekti i Manastirit të Deçanit nuk është vetëm mur, por trashëgimi e mbrojtur me ligj të Republikës dhe status si një vlerë e njohur botërore edhe nga UNESCO.[caption id="attachment_399286" align="aligncenter" width="411"]2 Në foto Manastiri i Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK[/caption]Për më shumë, grafite me mesazhe të tilla janë edhe kundër vlerave më të shenjta të Luftës për Çlirimin e Kosovës. UÇK-ja kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare, por emancipuese, në frymën europiane. Për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë pasur njësite xhihadiste apo ekstremiste panortodokse, ne kemi zhvilluar një luftë të ndihmuar nga aleanca më e madhe në botë, NATO.Dora e atij që fut në një fjali UÇK dhe ISIS, nuk është dorë që ia do të mirën, shqiptarëve, pakicave dhe Kosovës,” – thekson Hashim Thaçi.armanda shtembari/Oranews.tv