Devoll, jeta vlen më pak se 2 arka mollë, vritet me thikë 19-vjeçari

Devoll –Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës, fshatin Baban në Devoll, ku një 19-vjeçar i identifikuar si Muhamet Çela është goditur për vdekje me thikë nga shoku i tij 23- vjeçar Ervin Spaho pas një konflikti për 2 arka me mollë.Mësohet se dy të rinjte shisnin mollë çdo ditë tek rruga e fshatit, por në mbrëmje ata janë konfliktuar. Autori i kësaj ngjarjeje, Ervin Spaho, ka pretenduar që të ketë dy arkat e mollëve të viktimës, Muhamet Çelës dhe pasi kanë debatuar fillimisht, 23-vjeçari ka nxjerrë thikën duke e goditur 19- vjeçarin Çela disa here në gjoks dhe bark.Sipas dëshmitarëve, i plagosur ka mbetur edhe një i tretë, që ka ndërhyrë për t’i ndarë, por për këtë të fundit policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.Banorë të zonës thanë për kameran e “Ora News” se të rinjtë kanë bërë sherr me njeri tjetrin, janë goditur dhe kanë përfunduar në spital, por nuk i kanë kuptuar arsyet.Njeri prej tyre tha se ata ishin djem të urtë, punëtorë, banorë të një fshati dhe punonin sëbashku, vilnin mollë dhe paguheshin. Më parë, ata nuk dihej të kishin konflikte me njeri – tjetrin, madje ishin shokë, pinin dhe kafe sëbashku ndaj vrasja i ka shokuar të gjithë.Menjëherë pas ngjarjes, policia e Devollit mbërriti në vendngjarje si edhe shpalli në kërkim Ervin Spahon, autorin e vrasjes, i cili është ende në arrati.(Në foto: Viktima Muhamet Çela, 19 vjeç)1170788_586757694701563_1250083634_n(Foto nga vendi i ngjarjes)Oranews.tv