“Elbasan Arena” nuk i mbante të gjithë, mijëra tifozë në rrugët e qytetit

Elbasan Arena ka qenë kryeqendra e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e së shtunës, ku ndonëse shumapka patën mundësinë të ishin prezentë në stadium, vëmendja e të gjithëve ishte e përqendruar në ekranet e televizionëve që transmetonin supërsfidën.Lum tifozësh vërshuan në rrugët e Elbasanit pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri- Danimarkë, që u mbyll barazim 1-1. Ndonëse ishte pothuajse mesnatë, kënaqësia e lojës së bukur të kuqezinjve tregoi se nuk njeh orar, nëpër rrugë shihen grupmosha të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë. Këtë radhë tifozëve të kuqezinjve I janë shtuar edhe femrat, që kanë ndjekur ndeshjen dhe kanë festuar në përfundim të saj."Shqipëria ime.." brohorisnin tifozët të entuziazmuar nga barazimi që I jep një pikë kombëtares sonë, duke e cuar në total në 4 pikë pas fitores me portugalinë.Megjithatë barazimi ishte një rezultat që nuk e ka kënaqur teknikun e përfaqësueses shqiptare Xhani De Biazi, I cili pas ndeshjes vlerësoi se loja e mirë e kuqezinjve meritonte të finalizohej me një fitore.