PD: Qeveria po rrit çmimin e energjisë, po penalizon shqiptarët e varfër

Tiranë - Qytetarët që nuk e kalojnë fashën 300 kilovatorë në muaj e paguajnë energjinë me 7.7 lekë, por tashmë me heqjen e kësaj fashe do të paguajnë me një çmim më të lartë.Në bazë të një mesareje këta qytetarë do të paguajnë 10.6 lekë për kilovat , duke i rënduar më shumë xhepat dhe ekonominë familjare. Ndërkohë, ata konsumatorë që harxhojnë mbi 300 kilovatorë në muaj e paguajnë energjinë me 13.5 lekë. Kjo kategori pritet që të përfitojë prej heqjes së fashës, pasi në bazë të njehsimit do të paguajë 10.6 lekë për kilovat. Por, në Shqipëri, pjesa më e madhe e familjeve nuk e kalojnë fashën 300 kilovatorë në muaj.Ish Zv.ministri i Energjitikës, Enno Bozdo, deklaroi sot se në bazë të kësaj skeme do të goditen shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë siç janë pensionistët, të papunët, gratë kryefamiljare, studentët dhe familjet e reja, por edhe personat me aftësi të kufizuara.Opozita i kërkon maxhorancës të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin, sepse nuk duhet të penalizohen pikërisht qytetarët korrektë dhe të ndërgjegjshëm.Oranews.tv