Nevoja për ndryshim kushtetues, Presidenti nga populli, jo në krye të KLD
Një grup i posaçëm ekspertësh të së drejtës kushtetuese, mes tyre dhe Ervin Karamuço kanë nisur konsulta në të gjithë Shqipërinë, për ndryshimet kushtetuese. Për Ora News, Karamuço thotë se ndryshimet në kushtetutë duhet të nisin me Zgjedhjen e Presidentit, që votat duhet t'i marrë nga Populli dhe jo nga Kuvendi.“Shumica e profesoriatit është shprehur, që presidenti më mirë të ketë kompetenca më të kontrolluara, pra të ketë një rol më të butë, në kuadër edhe të ndërveprimit me institucionet e tjera. Një president i zgjedhur nga popullit do të ndryshonte edhe sistemin tonë qeverisës, do të ishim një Republikë Presidenciale, ose gjysmë Presidenciale, gjë që nuk i shkon për shtat organizimit të sotmë të shtetit tonë”, tha Karamuço.Përballë një realiteti ku detyra si kryetar i KLD, ka çuar në çdo rast në përlasje mes Presidentit dhe Mazhorancës, konstitucionalistët, propozojnë që kreu i shtetit të mos kryesojë më KLD. Edhe Parlamenti i Shqipërisë, propozohet të ndahet në 2 dhoma, në atë të ulët dhe të lartë, ndërsa ndarja e mandatit të deputetit dhe ministrit të sanksionohet me ligj“Një temë që ka pasur dilemma të mëdha ka qenë dy dhomat, një dhomë e ulër dhe një lartë në Kuvend, a duhet të ketë konsensus për miratimin e ligjeve. Ne koemi pasur një histori shumë të shkurtër në kohën e periudhës së ZOgut, megjithatë ne mendojmë se mund të ritrajtohet edhe njëherë duke qëne se është e parashikuar në dokumentin teknik si një mundësi për ndryshim. Po ashtu kemi edhe çështje që i përkasin këshillit të ministrave, një ndarje më të mirë të kompetencave të ministrit nga të qenit deputet”Ndërsa drejtësia mbetet sfida e Shqipërisë drejt BE, Karamuço, propozon:”Është një nevojë e domosdoshme që reforma në drejtësi të fillojë nga ndryshimet kushtetuese. Çdo mënyrë tjetër për të bërë reformën në drejtësi nuk do të ishte shumë e përNdryshimet më të forta kushtetuta i pësoi në prill të 2008, kur me konsensus PD dhe PS në atë kohë në opozitë, ndryshuan kapitujt e zgjedhjeve, mocionin e besimit dhe mos besimit ndaj qeverisë dhe zgjehdjen e presidentitn.Për hetrë të fundit kushtetua u ndryshuaa në 2012, kur me ligjin për kufizimin e imunitetit për zyrtarët e lartë, Prokurorisë i hapet rruga për të hetuar deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët.