Kavajë, treni i mallrave përplas për vdekje këmbësorin
Kavajë-Një tren mallrash i linjës Durrës-Elbasan ka përplasur për vdekje një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës. Sipas policisë përplasja e këmbësorit ndodhi pasi ky i fundit kaloi mbi shinat në momentin që treni po afrohej.Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por dyshohet që nuk është banor i zonës. Viktima, një i moshuar i seksit mashkull, mendohet të ketë ardhur për vizitë tek të afërm, banorë të zonës dhe në çastin e aksidentit ka qenë duke u larguar.Nga të dhënat e policisë, burri ka kaluar me shpejtësi pa parë trenin e mallrave që po afrohej, në përpjekje për të kapur urbanët e linjës për një banesën e tij, e cila do qartësohet kur të merret vesh dhe identiteti i viktimës.Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, ndërkohë që është shoqëruar, makinisti që drejtonte trenin.[caption id="attachment_398934" align="alignright" width="640"]
Në foto: Vendi ku treni përplasi këmbësorin[/caption]