Hello Kitty bëhet 40 vjeçe, ekspozitë për personazhin që e duan të gjithë
Hello Kitty mbush 40 vjeç. Ekspozita "Përshëndetje! duke eksploruar botën e mrekullueshme të Hello Kitty!" është hapur në Muzeun Kombëtar Japonezo-Amerikan në Los Anxhelos e do t’i dedikohet të shkuarës dhe të tashmes së saj.Eksplorimi i botës së mrekullueshme të Hello Kitty do të kënaqë fansat e saj të të gjitha moshave me pamje që nga përdorimi i parë i Hello Kitty në një portofol, në transformimin e saj si Kleopatra ("Kittypatra" nga artisti Simone Legno) dhe shndërrimit në një hero ("Super Space Titan Kitty" nga Colin Christian) .E pëlqyer nga të mëdhenj e të vegjël, thuhet se edhe Abraham Lincoln e pelqente Hello Kitty-n, ose të paktën kjo kuptohet në një portret nga Scott Scheidly i varur në ekspozitë.Që prej krijimit në vitin 1974 në një konkurs projektimi në Japoni, Hello Kitty ka fituar mbështetje ndërkombëtare. Fansat e admirojnë mesazhin e saj të dashurisë, miqësisë, dhe përkujdesjes.
Janet Hsu, Presidentja e Sanrio, kompanisë që zotëron Hello Kitty, kujton admirimin e saj për këtë karakter kur ishte e vogël."Unë u rrita e lidhur emocionalisht me të ndër vite. Ajo është një mike për të gjithë, ajo është një shoqe unike për çdo person". "Ajo prek çdo pjesë të botës tuaj. Hello Kitty përfaqëson miqësinë, dashurinë" - thotë HsuEkspozita përmban dy pjesë - një retrospektivë të së kaluarës së Hello Kitty, duke përfshirë përdorimin e saj që nga lodrat prej pelushi deri te avionët, dhe një udhëtim drejt jetës së saj në ditët e sotme nëpërmjet një grup pikturash, skulptura nga artistët e gjithë bota.Dr Christine Yano bashkë-kuratorja e pjesës retrospektive të ekspozitës, thotë se Hello Kitty përfaqëson një pikë kthese në mënyrën se si bota shikon kulturën japoneze jashtë vendit. Fansat e Hello Kitty dhe qe planifikojne te jene ne Los Angeles nuk duhet të nxitojnë për të parë ekspozitën, pasi do të mbyllet në prill 2015.