Fier, tregtarët e supermarkatës abuzojnë me peshën
Në tregun e fruta-perimeve në Fier qytetarët përballen me një sërë problemesh dhe pakënaqësish. Shpesh herë ata ankohen për çmimet e larta dhe abuzive nga ana e tregtarëve ndërsa një tjetër pretendim i konusmatorit fierak është edhe pesha e produkteve ushqimore që blejnë në këtë treg.Qytetarët e Fierit akuzojnë tregtarët e supermarkatës për mashtrim në lidhje me pëshën e produkteve sepse sipas tyre tregtarët ndërhyjnë në peshore për të manipuluar sasinë e produkteve. Por nga ana tjetër edhe tregtarët pohojnë konkurencën e pandershme që është mes tyre në peshën e produkteve.Sipas asaj çka vet tregtarët thonë, në këtë treg që është i vetmi në Fier nuk ka patur kontrolle për tregtarët abuzive ndërsa verfikimi i fundit është bërë para dy vitesh.