Basha: Rama, ul taksat, hiq TVSH-në e energjisë, largo zuzarët

Tiranë – Kreu i opozitës Lulzim Basha ka kritikuar “bredhjet e kryeministrit në kantieret e qeverisë së kaluar” dhe i ka bërë Ramës, thirrje, për t’i dhënë tri lehtësira konkrete, shqiptarëve që po vuajnë ekonomisht: Ul taksat, hiq TVSH-në e energjisë, largo zuzarët nga qafa e punëdhënësve!Në një shënim në Fb, Basha shkruan: “Papunësia, varfëria dhe recesioni po prekin çdo ditë qytetarët. Rinia endet e pashpresë për një vend pune. Familjarët dhe pensionistët nuk kanë të ardhura të shtyjnë muajin. Qeveria shquhet vetëm për arrogancë dhe paaftësi.Kemi Kryeministrin më antibiznes në të gjithë rajonin. Në vend që të merret me ekonominë, punësimin, varfërinë në rritje, bredh si Robert Çamçakëzi, kantiereve të Qeverisë së kaluar duke lëpirë atë ç’ka pështyu deri para një viti. Nuk mashtrohen më njerëzit me bojëra dhe bahçe. Ul taksat, hiq TVSH-në e energjisë, largo zuzarët nga qafa e punëdhënësve! Ekonomia kërkon investime, stimuj dhe vision, jo shkatërrime, terror dhe propagandë!”ar.sh/Oranews.tv