Elbasan, Psikiatriku vendi ku izolohej intelektuali, të sëmurët mendorë shpesh braktisen
Elbasan-Burgu i Spaçit në Burrel, është njohur si më famkeqi në Ballkan, por në fakt, vendin e parë ndoshta për keqbërje në heshtje, e meritonte, Spitali Psikiatrik "Sadik Dinçi" në Elbasan.Më i madhi në Shqipëri, që u hap në vitin 1964 ai u përdor nga ish-regjimi komunist si një vend ku mund të izoloheshin intelektualët kundërshtarë, duke i bërë të sëmurë mendore pa qenë realisht të tillë.Sipas ish-infermieres, Mefa Bakalli, që ka kaluar 43 vite të jetës së saj në këtë spital, keqtrajtimet dhe abuzimet ishin të panumërta, ku një numër I madh personash janë dokumentuar pas rënies së rregjimit të torturuar brutalisht apo vrarë."Pak ishin që kishin kryer vepër penale, krime, vrasje apo dhunë. Sipas të dhënave të sakta që janë të arshivuara, pjesa më e madhe ishte agjitacion dhe propagandë", shprehet ish-infermierja.Në vitin 2006 Ministria e Shëndetësisë pa te nevojshme shtimin e personelit me psikologë dhe punonjës social që punojnë me të sëmurët mendor për t'i riaftësuar për qëndrimin në komunitet."Arsyet ose problemet mund të jenë theshtë psikologjike, por pa mbëstetjen e nevojshme jashtë, situate është rënduar. Ata kanë ardhur në spitalin psikiatrik dhe kanë nevojë për një trajtim këtu", shprehet psiokologia Adela Lamçe.Në Spitalin Psikiatrik ka edhe nga ata të sëmurë që e gjejnë veten në shtëpinë e tyre.Drejtuesi i Spitalit Psikiatrik, Ylli Muça, kërkon mjekë specialist, pasi organika aktuale e ka të pamundur përballimin e kapacitetit."Pjesa e pacientëve të cilët nuk i përkasin Spitalit Psikiatrik nuk duhet të qëndrojnë në këtë spital. Bëhet fjalë për një kontingjent prej 80-90 të sëmurësh, të cilët kanë humbur funksionin e tyre sit ë sëmurë të spitalit dhe duhet të kalojnë në qendra të shërbimit social. Ata janë njerëz të braktisur dhe pa përkrahje", thotë Muça.Vëmendja për Spitalin Psikiatrik vjen kryesisht në publikimin e skandaleve, ose sot, në ditën ndërkombëtare të të sëmurëve të shëndetit mendor, nën sloganin e famshëm, "Askush nga afër, nuk është normal".