Ali Ahmeti: Tirana si nëna, kur zihemi si fëmijë na tërheq veshin
Tirane- Nga Tirana, ku erdhi për një vizitë zyrtare, kreu i partisë shqiptare të Maqedonisë, BDI Ali Ahmeti preferoi të përgjigjej duke përdorur simbolikën krahasuese mes raportit fëmijë nënë sa takon rolit të Tiranës zyrtare në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni.Pyetjes së gazetares së Ora News Klementina Cenkollari nëse e konsideronte të pamjaftueshme rolin e Shqipërisë në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të MaqedonisëAli Ahmeti u përgjigj: “Tirana zyrtare ka luajtur rolin simbolikisht të nënës, dhe nëna nuk do asnjëherë të keqen e fëmijëve të vet.Mundësitë tona dhe të Shqipërisë kanë qenë këto që janë sot, por ne shpëtimin e strehimin e kemi gjetur në Shqipëri.Pas ndërhyrjes së një gazetareje tjetër se nëna mërzitet kur fëmijet zihen, duke iu referuar konflikteve mes partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti iu përgjigj: Por zihen edhe prindërit ndonjëher,ë por edhe fëmijët përpiqen të ndikojnë dhe të ëmbëlsojnë raporet.Kur e shohin që fëmijët janë grindavecë e qortojnë dhe kjo ëshë e pranueshme dhe asnjëherë nuk jemi hillëruar edhe pse ndonjëherë na është tërhequr veshi” tha ai sot pas takimit me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta.Kreu BDI-së po qëndron për një vizitë dy ditore në Tiranë. Ai u takua me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili këmbënguli në nevojën e respektimin e marrëveshjes së Ohrit.Ahmeti u takua dhe me kryediplomatin Ditmir Bushati i cili vuri në dukje se çdo tendencë për t'i protretizuar shqiptarët si terroristë islamikë nuk i zgjidh problemet në Maqedoni, por i shërben përshkallëzimit të mëtjeshëm të situatës atje.