"Uria" për të investuar në ndërtim dhe HEC-e, problem për ekonominë"

Tiranë – Eksperti i ekonomisë Genti Beqiri, në një intervistë për “Ora News” ka analizuar problemet e ekonomisë shqiptare, duke konsideruar si problem me vete, përqëndrimin e investimeve vetëm në disa sektorë, si psh ndërtim apo hidrocentrale.“Unë e perceptoj si një lloj problemi, “urinë” e madhe për të investuar në hidroce ntrale, vend e pa vend, - tha ai. - Në një kaskadë ka ndërprerje dhe thyerje shumë të forta, që në një farë mase nuk përbën sens.Ne duhet të kemi një diversifikim të investimeve në ekonomi, të cilat krijojnë atë koncept që quhet “portofoli”, që bën sens edhe më gjërë se një biznes, që do të thotë se në rast të krizave, ndikimeve negative në në një sektor, ka sektorë të tjerë që këtë e amortizojnë, e zbusin. Ne investojmë në disa sektorë me tepri, jashtë sensit të kërkesës. Kështu ndodhi edhe me sektorin e ndërtimit,” - theksoi Beqiri.ar.sh/Oranews.tv