Fier, stafi kyç për suksesin e "territoriales", eksperti: Një administratë më profesioniste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2014, 14:49
Fier - Suksesi ekonomik i reformës së re territoriale do të varet nga stafi që do të përzgjidhet për zbatimi e saj.Eksperti kontabël Evdar Kodheli teksa analizon situatën aktuale qartëson se me reformën e re nuk do ketë më 120 persona të punësuar në Këshillat e Komunës në rrethin e Fierit, të cilët shfrytëzonin fondet e qytetarëve për të siguruar pagesën e punonjësve të komunave.Për Kodhelin një ngërç tjetër ka qënë dhe mbivendosja e territorit në hipotekë.Vënia ose jo në jetë e reformës së re administrative është në duart e Gjykatës Kushtetuese, vendimi i së cilës do të përcaktojë të ardhmen e saj.