Shkodër, banorët e lagjes Dërgut “përzënë” Ramën: Ik na sill kryebashkiakun, na mbyti balta

Shkodër-Gjatë vizitës në Shkodër, në lagjen Dërgut, banorët i janë ankuar shefit të qeverisë, për probleme, që edhe pse kanë trokitur tek vendorët, nuk kanë gjetur një zgjidhje.Fillimisht ishtë një zonjë, e cila i ka treguar kryeministrit gjithë kalvarin e vuajtjes me pronën e saj dhe i është lutur për ndihmëTeksa i shtrëngonte dorën, Rama tha se i besonte zonjës dhe nuk pranoi të shihte shtëpinë ku ajo jetonte e vetme.Por një tjetër qytetar, është treguar edhe më i ashpër me kryeministritn, duke i kërkuar të shihte situatën me të cilën ata përballeshin çdo ditë për shkak të ujrave të zeza.Ja debati i Ramës me banorët e zonës

Gruaja e moshuar:“Si e ke filluar mbarë ishalla e mbaron mbarë. Njëherë me gjykatën, të jap dhe çertifikatën   e pronësisë, 15 vjet jam në gjyq me marrë gjënë teme. E kam fituar të gjitha radhët, ka ardhur paralajmërimi nga INUK. Nuk çan kokën askush, nëse ke mundësi për hatër timin, se jotoj vetëm pasi dy djem mi kanë vrarë dhe askush nuk është dënuar. Dy djem të tjerë i kam jashtë. Hajde dhe shiko si jetoj unë. Hajde deri tek dera të paktën, Zotin e kohën e dy fëmijëve që ke , i paç me jetë. 15 vjet jam në gjyqe. Për hatrin tim, të kam bërë benë e madhe”.

Rama-“Të besoj”.

Ndërhyn një tjetër banor: Ti ke ardhur gabim këtu. Me i qa hallin popullit. Meqë kryetari i Bashkisë nuk vjen, meqë strukturat e tjera nuk vijnë, urdhëro zotëria jote hajde brenda. Lyej këpucët me baltë, siç i lyejmë ne sot e 25 vjet. Në rast se ke ardhur për këtë punë.

Rama: E para e punës, këpucët i ke më të pastra se unë. Si fillim, edhe më mirë që i ke më të pastra se unë.

Banori: Jo jo si kam më të pastra se ti unë, të jetosh 25 vjet këtu.. Të kishe ardhur para një jave ti do kishe ardhur me çizme siç dalim ne. E dinë të gjithë këta por asnjëri nuk flet. Pse nuk flisni, a jeni të gjithë komshinj?

Përgjigjet një grua tjetër: Po fola ore, të gjithë po flasim.

Rama: Çfarë ka tani, se nuk po të kuptoj?

Flet prapë banori i përfshirë në debat me Ramën: Me na kuptu, me ardh me na pa zotëri. Nëse ke ardhur për këtë punë, nëse jo, ke ardhur gabim pra.

Rama: Mos bëj zhurmë të lutem.

Banori: Të lutem më fal, për çfarë ke ardhur?

Rama: Kam ardhur për të parë punën dhe kam ardhur për të vazhduar për të parë punët e tjera.Të lutem shumë për të tjerat unë nuk jam kryetari i bashkisë së Shkodrës, në rregull, hajde mirupafshim.

Banori: Atëherë na sill kryetarin e Bashkisë t'i shko në punën tënde, ta priftë Zoti mbarë. Nuk ke vend këtu, rruga e mbarë. Një e prish dhe një se prishi…

Rama: O zotëri vazhdo rrugën, se unë u ktheva për këtë zonjën se për zotërinë tuaj nuk isha kthyer ndonjëherë.

rama debat1 rama debat2 rama debat3 rama debat4