Rreziku nga Ebola, Rrjepaj: Asnjë rast i dyshuar, kemi marrë të gjitha masat
Tiranë- Virusi vdekjeprurës i Ebolas po përhapet me shpejtësi të madhe dhe rasti më i fundit i raportuar në Maqedoni e bën më të prekshëm rrezikun për vendin tonë.Ministria e Shëndetësisë në një dalje për mediat, tha se ka dhënë të gjithë udhëzimet e duhura në QSUT, kryesisht në spitalin e infektivit.Zëvendës.Ministri Klodian Rrjepaj dha garancinë se sistemi jonë shëndetësor ka kapacitetet dhe aftësitë e duhura për trajtimin e sëmundjeve infektive.“Është udhëzuar QSUT të marrë masat dhe të jetë në gadishmëri, kryesisht spitali i sëmundjeve infektive në këtë qëndër. Sistemi jonë shëndetësor, profesionistët kanë një eksperiencë të gjerë në trajtimin e të gjithë problematikave që kanë të bëjnë me përhapjen e sëmundjeve infektive”.Përkundër përqindjes së lartë të fatalitetit të kësaj sëmundje, Rrjepaj tha se Ebola është më e thjeshtë të parandalohet si infeksion, sesa gripi.“Për Ebolën, pavarësisht se ka një fatalitet shumë të lartë, mund të shkojë deri në 90% fataliteti, është më e thjeshtë të parandalohet si infeksion sesa gripi.Pasi rrugët e trasmetimit janë kryesisht përmes lëngjeve biologjike, nëpërmjet mukozës apo dëmtimeve të lëkurës. Pra është lehtësisht e parandalueshme me masa të thjeshta dhe në këtë jemi duke bërë. Kemi vëmendje të shtuar ndaj të gjithë procedurave që duhet të zbatohen”.Numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se ka një vëmendje të shtuar ndaj të gjithë myslimanëve që kanë qenë në Haxh, por që deri tani nuk rezulton asnjë rast i dyshuar. Në fund të deklaratës, ai lëshoi dhe një apel për qytetarët:“Dua tu them të gjithë shtetasve shqiptarë që nëse kanë familjarë që kanë udhëtuar jashtë dhe ka probleme jo të karakterit specifik por të ngjashme me virozat e stinës të kërkojnë ndihmën e mjekut”.