AKU sekuestron mjaltë në aksin Korçë-Pogradec: Produkti pa çertifikatë cilësie

60 kg mjaltë është sekuestruar gjatë inspektimit të pak orëve përgjatë aksit Pogradec-Korçë dhe në tregje nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Qarkut Korçë.Mjalti nuk shoqërohej me dokumentacion përkatës për cilësinë dhe sigurinë.Inspektimet janë shtrirë në të gjithë qarkun e Korçës, ndërkohë që aksioni është mbështetur edhe nga Policia e Korçës.AKU u ka bërë thirrje konsumatorëve që të konsumojnë produkte ushqimore të çertifikuar.