Avioni që alarmoi NATO-n ishte një Boeing 737 i “Saudi Arabian Airlines”

Rome- Avioni i cili fluturoi mbi qiellin shqiptar duke shkaktuar frikë por dhe ngritur në këmbë strukturat e mbrojtjes ajrore të NATO-s ishte një Boeing 737 i “Saudi Arabian Airlines”.Në faqen e ministrisë italiane të Mbrojtjes shpjegohet se çfarë ndodhi dje:“Në momentin kur avioni nuk është identifikuar, shkaktoi aktivizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore si dhe procedurën e ngritjes në fluturim në mënyrë urgjente të dy avionëve luftarakë që ishin të bazës 36 Stormo.Paraditen e djeshme , 9 tetor, CAOC-TJ (Qendra e kombinimit të operacioneve ajrore e Torrejon, në Spanjë) agjencia e NATO-s përgjegjëse e sektorit urdhëroi ndjekjen nga një çift avionesh luftarakë F16 në shërbim të cilët mbrojnë territorin kombëtar.Dy avionët luftarakë të nisur brenda pak minutash nga aeroporti Gioia del Colle me radio kanë qëndruar në mënyrë konstante në kontakt me radarët e zonës së mbrojtur.Ndjekja është realizuar në territorin shqiptar në bazë të marrëveshjes “Air Policing” me Shqipërinë.Pasi është arritur avioni, është bërë identifikimi viziv dhe pasi është konstatuar se nuk ka pasur një kërcënim është dhënë urdhri për t’u rikthyer në bazë.aerrtr 

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes 

“Një avion “Boing” komercial i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinetit afrikan humbi për disa momente kontaktin me qëndrat e kontrollit ajror.

Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Shqiperia është palë, vendet fqinje anëtare të NATO-s bëjnë policimin ajror të territorit të Republikës së Shqiperisë. Mospërgjigja e këtij avioni, kur ai ndodhej në afërsi të hapësirës ajrore shqiptare, vuri në gatishmëri një ndër bazat NATO-s, prej të cilës u ngrit në ndjekje një çift avionesh luftarakë F16.

Avionët luftarakë eskortuan për 10 minuta avionin në fjalë, deri në 8 milje në jug të kufirit shqiptar me Greqinë.

Avionët F16, gjatë kësaj manovre, megjithëse mbi ujëra ndërkombëtare rreth 20 milje larg bregdetit shqiptar, për shkak të shpejtësisë mbi kufirin zanor kanë krijuar “boom-in” sonik, të konsideruar nga banorët si shpërthim.I sigurojmë qytetarët shqiptarë se kjo është një proçedurë e ndjekur me përgjegjsi të lartë nga autoritetet shqiptare dhe forcat e Aleancës.

sg/oranews.tv