Kosova për herë të parë në Oscar, Isa Qosja prezanton filmin "Three windows and a Hanging"
Isa Qosja, regjisori kosovar i filmit "Three windows and a Hanging" përfaqëson kosovën për herë të parë në ceremoninë e 87-të të çmimeve Oscar , e cila do të mbahet më 22 shkurt 2015, në teatrin Dolby në Hollywood.Organizatorët e Academy Award deklaruan se Kosova, Malta, Mauritania dhe Panamaja janë kualifikuar për herë të parë në garën Oskar mes 83 filmave në shqyrtim.Malta është e përfaqësuar nga Rebecca Kremones me filmin "Simshar", Mauritania nga Abderrahmane Sissakome me filmin "Timbuktu", dhe Panamaja ka dorëzuar filmin "Pushtimi" nga Abneri Benaim.Numri i filmave ka thyer rekordin nga viti i kaluar ku u paraqitën vetëm 76 gjithsej. Sipas rregullave, filmat janë shfaqur në kinema në vendet e tyre nga 1 tetori i vitit të kaluar dhe 30 shtatorit të këtij viti.Më 15 janar do të shpallet edhe nominimet për kategoritë e caktuara të filmave. Ceremonia e cmimeve Oskar transmetohet live në më shumë 225 shtete në botë.