Shkolla e Magjistraturës, Artan Gjermeni zgjidhet përfaqësues i Këshillit drejtues

Tiranë - Konferenca Kombëtare Gjyqësore ka zgjedhur përfaqësuesin e saj në Këshillin Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. 340 gjyqtarët kanë zgjedhur Artan Gjermenin për të përfaqësuar Konferencën Gjyqësore në shkollën që përgatit gjyqtarët e ardhshëm.Në përfundim të kësaj konference është miratuar dhe një Rezolutë, ku fokusi ishte përqëndruar tek reforma në drejtësi.KGJK ka kërkuar që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse, që ndryshimet të jenë sa më efikase. Shqetësim për gjyqtarët vazhdojnë të jenë etikimet dhe tonet negative ndaj gjyqtarëve, pa bërë asnjë dallim mes tyre.Kjo gjë sipas gjyqtarëve shqiptarë duhet të ndryshojë, pasi cënohet sistemi i drejtësisë dhe komprementohet dhënia e drejtësisë.Oranews.tv