Shëndeti mendor, rrëfen nëna e të sëmurit: S’ka kujdes në shkolla
Tiranë- “Ne duhet ta marrim me të mira, sepse po të acarohet pastaj… Ka nevojë për shumë dashuri. Por duhet edhe ndihmë nga të tjerët, ne nuk e përballojmë dot këtë vetëm.Në çdo vend ku shkon duhet një ndihmë” shprehet nëna e një 8-vjeçari që vuan nga shëndeti mendor.Vetëm dashuria dhe përkujdesja e kësaj nënë nuk mjafton për ta bërë sa më normale jetën e birit të saj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.Psikologët dhe mësuesit gjithashtu kanë rol kyç në këtë rast. Duke lotuar, kjo zonjë thotë se djali është në klasën të parë dhe që kaq herët kanë nisur ta paragjykojnë.Përveç stigmës, ky prind është i shqetësuar se në klasa të përgjithshme, mësuesja nuk ka mundësi ti përkushtohet sa duhet djalit të saj që ka nevoja të veçanta dhe në anën tjetër nga psikologia e shkollës nuk këshillohet, pasi një psikolog punon për qindra nxënës.“Ne në shkollë shkojmë. Një psikolog ka për të gjithë shkollën. Ajo thotë se ka 1800 nxënës për të cilët punon. Ne që kemi nevojë për më shumë përkujdesje, ne nuk na bie rradha të shkojmë.Edhe tek mësuesja që shkojmë, sivjet e kam çuar në klasë të parë, mësuesja ka 30 nxënës. Rri vetë aty gjithë orët e mësimit, ai nuk.., është shumë tip i shkathët por që për mësimet nuk i ashtu..”10 tetori është dita botërore e shëndetit mendor. Në Shqipëri 7% e popullatës është e prekur nga këto sëmundje.Drejtuesja e sektorit te shëndetit mendor në ISHP, Jonida Haxhiu, tha se arsyet janë gjenetike por lidhen edhe me traumat dhe aksidentet.Mesazhet e OBSH për këtë vit i drejohen më së shumti skizofrenisë. Kjo sëmundje është indefikuar tek 25 vjeçaret femra dhe meshkuj.Nervozizmi dhe haluçinacionet janë simptomat dhe kontakti me mjekun pskiatër duhet të bëhet menjëherë.Po sipas OBSH më shumë se 50% e personave me skizofreni në të gjithë botën nuk e marrin kujdesin e përshtatshëm dhe 90% e rasteve me skizofreni të patrajtuar janë në vendet në zhvillim.