Alarmi i ekspertëve: ISIS mund të shpërndajë Ebolën në Perëndim

Kombinimi Ebola-ISIS mund t'i shkaktojë perëndimit dëme shkatërrimtare. Ky është alarmi i ngritur nga ekspertë ushtarakë, të cilët mendojnë se militantët e Shtetit Islamik mund të vetëinfektohen me virusin vdekjeprurës dhe të futen në vendet perëndimore për ta përhapur atë.Virusi i Ebolas përcillet me kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar, çka e bën mjaft të thjeshtë për terroristët që të vetëinfektohen me më pas ta shpërndajnë.Kapiteni Al Shimuks, profesor në Universitetin Ushtarak Detar të SHBA-së, tha se kjo strategji ka gjasa që të jetë menduar dhe vënë në zbatim nga terroristët.Ai citohet në revistën Forbes: "Personi i infektuar me Ebola është edhe korrieri që shpërndan sëmundjen dhe në kontekstin e veprimtarive terroriste nuk duhet shumë punë për ta bërë këtë.Ndërsa entoni Glis, drejtor në Qendrën Studimore mbi Sigurinë dhe Shërbimet Informative në Universitetin e Bakingamit, konfirmon se ekziston mundësia."Shpërndarja e virusit është një detyrë e mundshme për një terrorist që kryen sulme vetëvrasëse".Europa është tronditur gjatë ditëve të kaluara, pasi në disa shtete ka pasur sinjale për pacientë të infektuar, por ideja e shnëdrrimit të virusit në një armë në dorën e ekstremistëve do të përbënte një rrezik edhe më të madh.