Prindërit e fëmijëve të sëmurë mendorë: Në shkolla s'kanë kujdesin e duhur
Tiranë - Vetëm dashuria dhe përkujdesja e nënës nuk mjafton për ta bërë sa më normale jetën e djalit të saj, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Psikologët dhe mësuesit gjithashtu kanë rol kyç në këtë rast. Duke lotuar, një zonjë thotë për "Ora News" se djali është në klasën të parë dhe që kaq herët kanë nisur ta paragjykojnë. Përvec stigmës, ky prind është i shqetësuar se në klasa të përgjithshme, mësuesja nuk ka mundësi t'i përkushtohet sa duhet djalit të saj që ka nevoja të veçanta dhe në anën tjetër nga psikologia e shkollës nuk këshillohet, pasi një psikolog punon për qindra nxësnës.10 tetori është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Në Shqipëri, 7% e popullatës është e prekur nga këto sëmundje. Drejtuesja e sektorit te shëndetit mendor në ISHP, Jonida Haxhiu, tha se arsyet janë gjenetike, por lidhen edhe me traumat dhe aksidentet.Mesazhet e OBSH-së për këtë vit i drejohen më së shumti skizofrenisë. Kjo sëmundje është indefikuar tek 25-vjeçarët, femra dhe meshkuj. Nervozimi dhe haluçinacionet janë simptomat dhe kontakti me mjekun pskiatër duhet te bëhet menjëherë. Po sipas OBSH-së, më shumë se 50% e personave me skizofreni në të gjithë botën nuke marrin kujdesin e përshtatshëm dhe 90% e rasteve me skizofreni të patrajtuar janë në vendet në zhvillim.Oranews.tv