Bamir Topi "nxjerr mësim": Në 'vendoret' do të hyjmë në koalicion

Nuk ka një vendim se cilës forcë do t’i bashkohet, por  Fryma e Re Demokratike, ndryshe nga viti 2013, ka vendosur  t’i drejtohet zgjedhjeve  vendore me një marrëveshje  poltike.Duke folur në asamblenë kombëtare, kreu i kësaj Partie Bamir Topi, tha se FRD po sheh   mundësinë për të hyrë në një koalicion, në mënyrë që të  garantoi përfaqësimin e saj në këshillat bashkiak.“Kemi një predispozicion që ne zgjedhjet e pushtetit vendor të shkojmë me një koalicion i cili do të ishte afër natyrës filizofisë sonë”, tha Topi.E vlerësoi nisijen e procesit për reformen në drejtësi, por bamir Topi, nuk e fshehu dyshimin mbi aktorët e angazhuar për ta bërë këtë reformë.“Cila politikë do të reformojë sistemin e drejtësisë? Ajo politikë që në mënyrë të vullnetshme ka shkatërruar sistemin e vlerave që vjen nëpëmrjet votave. Akuzojnë njëri-tjetrin dhe ashtu është, akuzojnë për hajdutë votash. Sot kemi një parlament të ndërtuar mbi sistemin jo të zgjedhësve.”Kreu I FRD-së, ishte mjaft kritik mbisituatën ;poltike në vedn dhe për gjyhën konfliktuale mes mazhorancës dhe opzoitës.“Unë me gojën plot do të thoja, që bipolarizmi artificial, i nxitur nga forcat e vjetra politika, por i pranuar për fat të keq edhe nga konjukturat e komunikimit me ndërkombëtarët, në Shqipëri konsiderohet i dështuar”, tha Topi.