Lezhë, kuzhina e kopshtit me 150 fëmijë pa siguri, AKU: Bashkia të japë fonde

Lezhë - Kuzhinat në kopshtet e çerdhet e Lezhës lënë për të dëshiruar.Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë, Lek Prendi, jep alarmin për kopshtin në lagjen “Skënderbeg”, për mungesë të kushteve higjieno-sanitare në kuzhinë.Megjithëse këto probleme janë të njohura në Lezhë, në mungesë të zgjidhjeve alternative, prindërit e këtyre fëmijëve janë të detyruar të pajtohen me këto kushte, që sigurisht nuk janë garanci për shëndetin e fëmijëve.