“Territori”në Kushtetuese, PD: S'ka zgjedhje lokale me këtë reformë

Tiranë-Demorkatët i kan kërkuar Gjykatës Kushtetuese  pezullimin e  ligjit për ndarjen e re territorial dhe  shpalljen të papajtushëm me kushtetutën,  hartën e re me 61 njësi vendore.  Sipas deputetit Demorkat Oerd Bylykbashi,  i cili dorëzoi kërkesën në gjykatë, ky ligj cënon themelet e demokracisë duke i bërë gjëmën zgjedhjeve të lira e të ndërshme.Deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se dyshja Rama-Meta po kërkojnë krijimin e oligarkëve lokalë, ndërsa shprehu bindjen se gjykata do të vërë Kushtetutën mbi këtë shkelje flagrante dhe skandaloze.“Është një thyerje flagrante e Kushtetutës në shumë aspekte, qoftë në atë procedurial siç e ka miratuar duke shkelur çdo rregull. Qoftë në aspektin e një sërë të drejtash që përcakton Kushtetuta.Me këtë ligj të miratuar me nxitim të jashtëzakonshëm nga mazhoranca jemi përpara një shkelje që ka një synim të vetëm, kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.Kjo është jo vetëm në vazhdën e të gjitha tentativave të çdo institucioni nga kjo mazhorancë, por në rastin konkret është një tentativë antikushtetuese për të kapur themelet e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Sigurisht që me këtë hartë e cila i bën gjëmën procesit zgjedhor, i cili ka njohur deri më sot arritje, kjo mazhorancë kërkon të konsolidojë oligarkinë Rama-Meta, e cila po kërkon të krijojë oligarkët lokalë, kryetarët e Bashkive që do ti thonë lepe-peqe kësaj oligarkie këtu në Tiranë, por kjo nuk është në interes të qytetarëve shqiptarë.Prandaj ne sot i dorëzuam një kërkesë voluminoze gjykatës Kushtetutese me shpresën se gjykata do të vërë Kushtetutën mbi këtë shkelje flagrante dhe skandaloze”.Paralel më këtë hap, Bylykbashi tha se PD është në pregatitje të referendumeve lokale.“Referendumet lokale janë një proces tjetër, vazhdon në pregatitjen e tyre. Është brenda procedurave që parashikon ligji, janë shprehja e munguar e zërit të qytetarëve. Është ai zë qytetar që u ngrit nëpërmjet protestave në rrugët e Shqipërisë në procesin e hartimit, por mazhoranca nuk deshi ti dëgjonte.Me nxitim pa pyetur, pa u konsultuar me komunitet dhe as partitë politike miratoi këtë ligj që kishte vetëm këtë qëllim që unë thashë. Koha është e mjaftueshme për të gjithë përgatitjet për të rrëzuar dhe thënë stop këtij akti, siç ishte ligji për ndarjen e re territoriale”.Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Bylykbashi tha se me këtë hartë territoriale që shkel çdo parim nuk mund të ketë zgjedhje.“Ajo që unë thashë është një tentativë e hapur e mazhorancës për të fituar rezultatin në tavolinë. Ne kemi thënë që me këtë hartë territoriale që shkel çdo parim nuk mund të ketë zgjedhje.Nëse mazhoranca do të shkojë drejt një situate ku zgjedhjet do të cënohen në të gjitha standartet e tyre nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm do të kthejë Shqipërinë hapa mbrapa në procesin jo vetëm të zgjedhjeve demokratike, por dhe procesin e integrimit”.

Kërkesa e PD-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për reformën administrativo-territoriale