PD akuza Ramës e Metës: Na përjashtuan qëllimisht nga takimi i IPU
Tiranë- Nuk ka dritë në fund të tunelit për rikthimin e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës. Përkundër thirrjeve të fundit të BE përmes progres-raportit, një tjetër hendek është krijuar në marrëdhëniet e tensionuara mes palëve politike në vend.Kreu i demokratëve në Kuvend, Edi Paloka, denoncoi sot përjashtimin e opozitës nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar (IPU).“Opozita as nuk u njoftua për aktivitetin e rëndësishëm të IPU, por në fshehtësi të plote, sikur të ishte pronar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka urdhëruar ngritjen e një delegacioni sipas dëshirës së tij.Qellimi është që opozites t’i hiqet e drejta e pjesmarrjes, e fjalës dhe e votës në IPU, të drejta që i takojnë sipas rregullave të këtij institucioni ndërkombëtar, e nuk mund t’ia japë apo t’ia heqë as Meta e as Rama sipas tekave të tyre.E gjithë kjo bëhet që opozita të mos ketë mundësi të denoncoje në organizmin më të madh dhe më te rendesishem parlamentar ne bote, atë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë".Sipas Palokës, dyshja Rama-Meta qartazi po kërkojnë eliminimin e opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.“Në të njëjtën kohë, ky akt është dhe pergjigja e menjëhershme, direkte dhe sfiduese që kjo maxhorance i jep kërkesave dhe kushtit të BE-së lidhur me marrdhëniet me opozitën.Me këtë akt, Kryetari i Parlamentit Shqiptar, i cili publikisht shfaqet si predikuesi më i madh i bashkëpunimit me opoziten, vërteton dhe një herë se bashkë me Ramën, është arkitekt kryesor në dhunimin e vazhdueshem të të drejtave të opozites në Parlament.Rama e Meta, qartazi po kërkojnë eliminimin e opozitës, eliminimin e demokracisë në Shqipëri dhe vendosjen e një sistemi ku edhe opozitën ta emërojnë dhe përcaktojne ata vetë, duke i hapur përfundimisht rrugën vendosjes së sundimit të oligarkise së krimit në Shqipëri”.Një veprim i mazhorancës vjen vetëm pak ditë para një aktiviteti të rëndëishëm në Gjenevë, pasi nga datat 12 deri me 16 tetor do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar, i cili është organizmi ku përfaqësohen në nivelin më të lartë Parlamentet nga gjithë bota.Në këtë Union dhe Shqipëria përfaqësohet me delegacionin e saj të përhershëm parlamentar që do të duhej të përbëhej nga përfaqësues të maxhorances dhe opozitës, si të gjithë delegacionet e tjera që përfaqësojnë Parlamentin Shqiptar në Parlamentin Evropian, Këshillin e Europës apo OSBE.