Rama lajmëron nga Velipoja: Do nisim legalizimin e shtëpive të dyta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2014, 11:46
Shkodër- Qeveria shqiptare shumë shpejt pritet të nisë procesin e legalizimit për shtëpitë e dyta. Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet në pedonalen e plazhit të Velipojës. Rama theksoi se ka një rënie të numrit të ndërtimeve pa leje.“Mur mbrojtes për ndërtimet pa leje. Me futjen e policisë ka renie të ndërtimeve. Do nisim legalizimin e shtëpive të dyta. Krijohet një Bashki e re me potencial shumë më të madh. Do ndërtojmë rrugën e re me Shkodrën”.Projekti për pedonalen e Velipojës është vazhdimesi e investimit të fondeve te rajonit. Vlera e investimit është mbi 36 mln lekë të reja dhe kryeministri Rama tha se projekti synohet të përfundohet para sezonit turistik.