Turqia “ i dashur armik” me kurdët: Mos prisni të ndërhyjmë në Siri
Turqi- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çaushollu, i ka bërë të ditur koalicionit të ngritur nga SHBA, se nuk mund të presë që vendi i tij të ndërhyjë me forca këmbësorie në Siri krejt i vetëm.Ai gjithashtu ritheksoi kërkesën e Turqisë për të krijuar një zonë neutrale përgjatë vijës kufitare me Sirinë.Çaushollu u takua në Ankara me shefin e ri të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar pozitën e vështirë në të cilën është vënë Turqia për të ndihmuar edhe më tepër forcat kurde që po luftojnë ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Kobani, që tashmë ka marrë nën kontroll 1/3 e qytetit."Nuk mund të prisni që Turqia të ndërhyjë me ushtrinë e saj, e vetme", tha Ministri në konferencë për shtyp."Po kryejmë bisedime dhe sapo të merret një vendim i përbashkët, Turqia nuk do të tërhiqet nga përgjegjësia për të luajtur rolin e vet".Turqia është në dyshim për përfshirjen e saj sidomos pasi i duhet të ndihmojë popullsinë kurde, me të cilën i është dashur të përballet për dekada me radhë.Një ditë më parë, kryeministri Ahmet Dautollu, i bëri thirrje protesutesve kurdë që kanë shkaktuar trazira në qytete të ndryshme të Turqisë, që të mos cënonin procesin e paqes me vendin e tij."Protestat e dhunshme u shndërruan në vandalizëm dhe u morën në kontroll nga krimi i organizuar", tha Kryeministri në konferencë për shtyp.U bëj thirrje qytetarëve të qendrojnë të qetë. Ne i po ndjekim zhvillimet me vëmendje dhe mund të keni besim te qeveria turke".