VIDEOLAJM/ Rama i shënon gol Berishës nga 11 metërshi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2014, 22:22
Pasditen e sotme është inaguruar stadiumi "Elbasan Arena" i rikonstruktuar në Elbasan në prani të kryeministrit Edi Rama, presidentit të FSHF-së Armando Duka dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë.Sot gjithashtu u luajt edhe ndeshja e parë e ekipit kombëtar të cilët zhvilluan një miqësore me Elbasanin U19 e cila përfundoi 7-0 për Kombëtaren. Para nisjes së miqësores, kryeministri takoi një nga një të gjithë futbollistët e kombëtares.Më pas, të gjithë zyrtarët e lartë të qeverisë dhe FSHF-së, por edhe trajneri De Biazi u vunë përballë portierit Etrit Berisha dhe goditën disa 11-metërsha duke shkaktuar shumë momente gazmore dhe të këndshme.
