Vizitorë në burgun e Burrelit, historitë e të mbijetuarve zgjojnë kureshtjen

Burrel - Burgu i Burrelit, është ndër më të vjetrit në Shqipëri, i ndërtuar gjatë kohës së mbretit Zog.I projektuar për kriminelë me rrezikshmëri të lartë, ky burg nuk ka qenë më i tmerrshëm në kohën e Zogut, sesa në atë të komunizmit. Historitë e tëmerrshme të jetuara në këtë burg i kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë. Por sygjerimet për t'a mbyllur dhe kthimin e tij në muze, e kanë bërë tërheqës për vizitorë që vinë nga të gjitha trevat shqiptare.Rasti më i fundit është i vëllezërve kosovarë nga Mitrovica, Sadri, Bedri dhe Avni Imeri, të cilët kërkojnë të vizitojnë ambjentet e brendshme të burgut, duke menduar se aty nuk ka më të burgosur që vuajnë dënimin."Kam dëgjuar një të burgosur, një kosovar të Kosovës, i cili më ka thënë që shokun më të mirë, me vite të tëra, ka patur në vetmi vetëm miun.Kemi dëgjuar prej shumë vitesh që burgu i Burrelit ka qenë shumë i shtrënguar dhe shumë i rrezikshëm, prandaj për këtë arsye deshëm që ta vizitonim.Ky ishte një burg shumë i rrezikshëm për njerëzit prandaj ne kishim një dëshirë shumë të madhe që ta shikonim." Kështu shprehen vizitorët nga Kosova.Burgun e Burrelit mund ta quajmë ndryshe edhe burgu i "të fortëve", pasi në këtë institucion ndodhen persona që kanë marrë dënimin maksimal./nzh/oranews online/