Incidenti në Lazarat, Bejko: Terror policor nga Pinoçeti shqiptar, a ka Zot?

Terror policor nga Pinoçeti shqiptar. Kështu e cilëson incidentin e djeshëm me forcave të policisë dhe banorëve të Lazaratit, kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko.Përmes një postimi në fb, Bejko akuzon kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po ushtrojnë terror tek banorët.“E enjte, ora 6 45 minuta. Një grua, e afërmja ime, sapo më mori në telefon nga Lazarati dhe thotë se 10 policë të fnsh i behën në shtëpi i rëmbyen djalin dhe burrin nga krevati, i lidhën, i shtrinë për tokë, i rahën me shkelma, grushta dhe shkopinj dhe i çuan në komisarist në Gjirokastër ! Edi Rama, Sajmir Tahiri dhe gjithë banda e tyre e maskarenjve që i ndjekin nga mbrapa janë çmendur !A ka kush fuqi ti ndalë ? Mirë njerëz në këtë vend nuk ka, po zot a ka ?!!! A mundet kush të reagojë ?!!!”shkruan ai në fb.Një ditë më parë disa nxënës dhe gjimnazistë qëlluan me gurë dhe me domate policinë, duke plagosur 3 prej tyre. Jo vetëm kaq kanë dëmtuar dhe dy makina të policisëNë orët e mbrëmjes policia e qarkut Gjirokastër sqaroi incidentin, ndërsa deklaroi se janë 19 të shoqëruar.Gjithashtu thuhet se ndërmjet gjimnazistëve që kanë qëlluar policinë kanë qenë edhe gra me precedentë kriminale që në vitin 1998 kanë gjuajtur me armë mbi policinë, si dhe familjarë të të arrestuarëve që kanë kundërshtuar me armë policinë gjatë Operacionit antikanabis të zhvilluar gjatë muajit Qershor në Lazarat, kanë sulmuar me gurë forcat e policisë dhe automjetet e policisë.