Bllokimi eksportit të miellit nga Kosova, Qemal Minxhozi: Të rritet cilësia

Kukës - Prej disa ditësh, në Doganën e Morinit në Kukës eksporti i miellit me origjinë nga Kosova është përballur me pengesa, që kanë shkuar deri tek bllokimi i kalimit të këtij produkti.Ministria e Bujqësisë ka ngritur pretendimin se mielli nga Kosova, që është ndaluar për t'u transportuar në Shqipëri, ka më pak se 12.5% proteina.Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ky vendim nuk është ndalim, por një kërkesë për rritjen e cilësisë së miellit që eksportohet nga Kosova.“Është një proces që ka të bëjë me verifikimin e parametrave që përdoren në artikuj të ndryshëm ushqimorë. Ka një përpjekje që ky problem të zgjidhet dhe kohët e fundit është liruar ky proces. Edhe pala kosovare edhe institucionet e Shqipërisë, po shikojnë për një zgjidhje të mundshme”, u shpreh ambasadori Qemal Minxhozi.Minxhozi shton se vendimi nuk mund të konsiderohet acarim mes marrëdhënieve tregëtare, por përpjekje për arritjen e standarteve të produkteve që konsumohen nga konsumatorët.“Unë nuk mund ta them acarim. Janë marrëdhënie të ndërsjellta që nuk ndodhin vetëm midis Shqipërisë dhe Kosovës por ndodhin edhe me vene të tjera të Rajonit dhe më gjerë. Është një përpjekje që bëhet për të arritur standartet.dhe problemet janë momentale”, theksoi Minxhozi.Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur ndjeshëm viteve të fundit, ndërkohë që miell me origjinë nga Kosova janë eksportuar më shumë se 18 mijë e 700 ton./nzh/oranews online/