IS lufton me municionet e Shqipërisë, raporti: E 15-a në listë me 9 lloje
Municioni i cili ishte dërguar në Siri dhe Irak, me qëllim stabilizimin dhe forcimin e qeverive të atjeshme, ka përfunduar në duart e militantëve të Shtetit Islamik.9 lloje fishekësh që po përdorin militantët e Shtetit Islamik kanë prejardhje nga Shqipëria. Në një analizë që është bërë nga Qendra për Hulumtimin e Armatimit të Konflikte janë analizuar fishekët e përdorur nga terroristët që po kryejnë masakra në Irak dhr Siri.Shqipëria gjendet në vend të 15-të në renditje, ndërkohë që kryesimin e mban Kina, me 445 lloje fishekësh, i ndjekur më pas nga fishekët e prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik, në SHBA, Rusinë e sotme, Serbi, Rumani e me radhë.Në analizë thuhet gjithashtu se shumica e fishekëve që po përdoren janë kundër rezolutës së OKB-së.Studimi nuk ka arritur të vërtetojë si kanë rënë në zotërim të këtyre fishekëve militantët, të cilët prej disa muajsh kanë shpallur Kalifatin dhe po përpiqen të zgjerojnë territoret e tyre në Irak dhe Siri.