Progres-Raporti, Bushati për Ora News: Të mos përsërisim gabimet e vënë re nga mazhoranca e kaluar
Atë që komisioneri Fyle i kërkoi mazhorancës në progres raportin e 2014, që opozitës t’i plotësohen kushtet në mënyrë që ajo të kthehet në Parlament, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati e ka parë si një reflektim për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës, që janë vënë re nga mazhoranca e djeshme dhe opozita e sotme.Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Jonida Shehu ministri Bushati foli edhe për një sërë çështjesh të tjera, si reforma në drejtësi, raportet me fqinjët dhe vizitën e kryeministrit Rama në Serbi.Më poshtë intervista e plotëIshte ajo çka prisnit nga ai raport që u publikua sot ? Si gjithmonë raporti i Komisionit Europian bën një analizë të hollësishme të zhvillimeve vjetore në vendin aspirant, në rastin në fjalë në Shqipëri. Jam i kënaqur që raporti konfirmon ecurinë pozitive të reformave, vullnetin politik të qeverisë, për të zbatuar disa prej angazhimeve të ndërmarra në këtë proces: kryesisht në luftën, kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vizionit për një reformë të sistemit gjyqësore dhe në administratën publike dhe gjithashtu bën thirrje për krijimin e një klime të favorshme politike që do ta inkurajonte më tej ecurinë e vendit drejt BE.Megjithatë nëse shohim raportin e publikuar sot dhe raportin e fundit në qershor, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, kemi bërë progres apo jemi në të njëjtën linjë?Nuk pritej që të kishte ndonjë diferencë të madhe nga qershori në tetor sepse janë vetëm tre muaj që na ndajnë. E rëndësishmë është që kursi i reformave është pozitiv. Rruga është mjaft e qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria deri në hapin tjetër. Së pari solidariteti i reformave, klima politike e cila duhet të jetë e favorshme, bashkëpunuese për ta çuar Shqipërinë në fazën tjetër. Së dyti ka të bëjë me bashkërendimin e aspekteve të jashtme që kanë lidhje me këtë proces. Puna jonë me Komisionin Europian, puna jonë me vendet anëtare, aq më tepër që do të kemi së shpejti një komision të ri; kemi një parlament të konfiguruar europian, ndryshe nga pikëpamja politike, me zëra rebelë dhe skeptikë ndaj zgjerimit të BE dhe na duhet që kur vjen puna për një vendimmarrje shumë të rëndësishme, që do të jetë hapja e negociatave që të kemi një histori të qartë suksesi, një histori bashkëpunimi politik që do të dëshmonte që Shqipëria është një vend i pjekur.Mbetemi të bashkëpunimi politik, edhe Fyle e ka deklaruar që mbetet shumë problem fakti që opozita vazhdon të qëndrojë jashtë parlamentit dhe ja ka lënë në dorë në një farë mënyre mazhorancës që tja krijojë të gjitha kushtet. Çfarë do të bëjë mazhoranca për ta sjellë opozitën në Parlament si një nga gjerat që do të përcaktojë edhe sesi do të eci progresi i Shqipërisë në këtë drejtim?Së pari dua të them që ky është një proces që kërkon që ne të vendosim pronësinë tonë mbi të, dhe kur flas për pronësinë tonë mbi të, nuk kam fjalën për qeverinë apo për mazhorancën, por edhe opozitën. Gjithësecili duke luajtur atë pjesë që i takon në përputhje me votën që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.Mazhorancës çfarë pjese i takon?Mazhorancës i takon, pra ne na takon të përpiqemi maksimalisht të mos përsërisim gabimet që janë vënë re në të shkuarën nga ata që ishin dje në mazhorancë dhe sot në opozitë. Do të duhet që të gjithë pjesën tonë të ushtrimeve kushtetuese parlamentare ta zbatojmë në mënyrë rigoroze dhe në çdo moment të kemi durimin për të dëgjuar opozitën, për të dëgjuar alternativën e saj. Thirrja e BE për një klimë më bashkëpunuese politike është si për ne ashtu edhe për opozitën dhe nuk mbyllet me fundin e bojkotit të opozitës, por me procesin politik që si ne dhe opozita do të ndërtojmë. Jo domosdoshmërisht duke rënë dakord për çdo gjë, por duke ndërtuar një proces i cili është parlamentar, është demokratik dhe qëndron aty duke respektuar secila prej palëve pozicionet.A mund të jepni garanci ju si mazhorancë se ky proces do të fillojë dhe çfarë do të ndodhë që duhet të fillojë, çfarë kushtesh duhet t’i plotësohen opozitës?Shqipëria ka pasur momente të caktuara kur klima e bashkëpunimit politik ka qenë në nivele të pëlqyeshme, siç ka qenë rasti i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku klima e bashkëpunimit politik për reformat shtetndërtuese kanë ndihmuar për projektimin më të mirë të vendit.Sot ne jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s në rajon që aspiron të bëhet pjesë e BE, pas anëtarësimit të Kroacisë.Sot kemi një model në rajon që është Kroacia, dhe ne do të na duhet që ta studiojmë këtë model, të studiojmë kontekstin e ri mbi të cilin do të operojë procesi i zgjerimit, sepse kemi një formulë të re nga presidenca Juncker me atë që nesër do të jetë përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme në krye të këtij procesi nga pikpamja politike dhe strategjike.Kjo ne na jep mundësinë të besojmë që BE-ja do të vazhdojë ta konsiderojë këtë proces strategjik dhe të rëndësishmë nga pikëpamja e sigurisë për rajonin, dhe më pas të përkthyer në standard dhe në ato që konsiderohen si teknikalitete, dhe unë besoj që e mira e vendit është e mirë e përbashkët, si për ne si për opozitën, dhe besoj se në të shkuarën është vërtetuar edhe elektoralisht që nga ky proces, nuk ka përfitime elektorale dhe nuk ka humbur askush elektoralisht gjithashtu.Ndërkohë që edhe zoti Fyle ka thënë në një farë mënyrë që është e detyrueshme dhe e domosdoshme të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Shumica e këtyre e vendimeve janë denoncime që janë bërë nga opozita. Do ta filloni bashkëpunimin me opozitën nga respektimi i vendimeve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për një seri çështjesh?Nuk ka nevojë ta thotë Fyle një gjë të tillë, sepse zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një kusht dhe për çdo demokraci kushtetuese, mënyra e zbatimit të këtyre vendimeve ka të bëjë me jo thjesht zbatimin e tyre, por edhe reformimin e mënyrës së funksionimit të institucioneve, prandaj më duket e pavend që të ekzistojë pyetja “A do të ?” Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të shenjta pavarësisht na pëlqejnë apo jo, biem apo jo dakord, na duken apo nuk na duken të drejta. Mënyra e zbatimit të këtyre vendimeve është e rëndësishme për të krijuar një precedent të ri në jetën institucionale.Ligji për nëpunësin civil, u denoncua nga PD dhe Gjykata Kushtetuese lëvizjen e qeverisë e konsideroi antikushtetuese…Absolutisht, dhe është respektuar në gërmë dhe në frymë dhe për këtë ju ftoj të lexojmë progres-raportin e vitit të kaluar dhe progres-raportin e këtij viti.Çfarë do të bëni me reformën në drejtësi, u duk që kishte një lloj bashkëpunimi, të paktën me uljen në tryezë të të dyja palëve edhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, i cili e thirri por nuk do të dimë se çfarë do të ndodhë më tej. Mazhoranca ka deklaruar që komisionin do ta kryesojë ajo. Është një lajm i mirë për bashkëpunimin?Lajmi i mirë është që ne kemi një pikë të qartë referimi se si do ta bëjmë reformën në drejtësi, dhe që janë burimet që burojnë nga kapitujt 23-24 të negociatave për anëtarësim në BE, pra kemi një standard dysheme dhe në rast se ne jemi në gjendje të shkojmë përtej këtij standardi, kjo do të ishte në të mirën tonë. Lajm tjetër i mirë, është fakti që besoj se të gjithë bien dakord, që gjendja në sistemin e drejtësisë është e papranueshme, për të thënë më të paktën. Lajmi i mirë i tretë është që në sistemin e drejtësisë kemi njerëz që kanë demonstruar integritet profesional dhe moral dhe eksperienca e tyre duhet të merret për bazë. Lajmi i mirë i katërt është fakti që kemi një ekspertizë ndërkombëtare solide. BE shpenzon miliona euro për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kemi vendosur ura bashkëpunimi me Komisionin e Venecias dhe është një institucion prestigjos që nuk kundërshtohet nga asnjë palë politike në Shqipëri. Lajmi i 5-të po kaq i mirë është fakti që një reformë tërrësore e thellë në drejtësi nuk është një reformë që kufizohet në KLD, Gjykata e Lartë, por duhet të prekë të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë, edukimin ligjor, pra do të duhet të ketë një impakt shumë më të gjerë dhe besoj se mazhoranca është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar, për të marrë përgjegjësitë që i takon edhe për shkak të votës popullore, edhe për shkak të pritshmërisë së opinionit publik dhe ky proces do të ndodhë në parlament, si në të gjitha vendet me një demokraci të konsoliduar.Në raport me fqinjët si ishte progres-raporti ynë?Besoj se Shqipëria është lajmi i këtij viti, për faktin që mori statusin e kandidatit në qershor, për faktin se ka demonstruar një përqasje 100%, siç thotë edhe vetë raporti me pozicionet e politikës së jashtme dhe sanksioneve të BE-së dhe krizave ndërkombëtare, të cilat në këtë vit kanë qenë të paprecedenta që nga rënia e murit të Berlinit, për faktin që mban kryesinë e disa prej iniciativave më të rëndësishme në rajon, dhe për faktin që luajti një rol më protagonist me dokumentet strategjik që paraqiti dhe me prezantimin e kryministrit Rama në emër të gjithë rajonit që ne kemi dëshirë ta quajmi “Procesi i Berlinit”. Edhe përsa i përket procesit të reformave, ecuria në Shqipëri është më pozitive në raport me vendet e tjera, pavarësisht se vendet janë në stade të ndryshme dhe sa më lart, aq më e lartë është pritshmëria.Çfarë po ndodh me Maqedoninë?Procesi i Integrimit reflekton detyrat e brendshme dhe stadin e demokracisë, zhvillimit të ekonomisë dhe zhvillimit të së drejtës përgjithësisht në ekonomi, dhe kam përshtypjen se te Maqedonia duhet të reflektojmë të gjithë shumë seriozisht. Së pari mbi paprekshmërinë e integritetit territorial të Maqedonisë, që është në interesin e të gjithë rajonit dhe në interes parësor të Shqipërisë. Së dyti në ndihmën që duhet t’i japim të gjithë për një bashkjetesë më të mirë ndëretnik, duke pasur Marrëveshjen e Ohrit si një busull orjentuese, një marrëveshje e bekuar nga ndërkombëtarët dhe e rënë dakord nga dy komunitet kryesore në Maqedoni. Së treti është momenti tek Maqedonia për tu konceptuar në linja praktike, aspekti strategjik i procesit të integrimit Europian ku një vendi politika e kushtëzimit ndaj një vendi duhet shoqëruar me incentive të prekshëm. Maqedonia para disa vitesh ishte më afër BE dhe NATO-s dhe sot gjendet në atë situatë siç e përshkruan Komisioni Europian.Shumë e rëndësishme është vizita e delegacionit shqiptare kryesuar nga kryeministri në Serbi dhe po kaq edhe ajo e lajmëruar si një mbledhje rajonale nga zoti Fyle në Serbi. Si do të jetë delegacioni shqiptar në takimin rajonal?Së pari mund tju them që vizita e kryeministrit Rama është e rëndësishme, në planin historik sepse bëhet pas disa dekadash, përsa i përket nivelit të kryeministrit. Është shumë e rëndësishme në planin dypalësh. Marrëdhënia Shqiptaro-Serbe nuk ka qenë e lehtë, është një marrëdhënie e ndërlikuar. Kemi gjithë vendosmërinë dhe realizmin për ta parë në mënyrë gjakftohtë, për të analizuar pikat e përbashkëta, por edhe në pikat që palët kanë qëndrime diametralisht të ndryshme.Çfarë do të diskutohet në këto takime?Në planin bilateral për të gjitha çështjet që kemi pika të përbashkëta dhe çështje në të cilat nuk ka ende qëndrime të përafërta apo të njësuara, në funksion të bashkëpunimit ekonomik, ku dy vendet mund të zhvillojnë projekte të përbashkëta në funksion të procesit të integrimit europian, ku dihet që dy kryeqytetet tona, pra Tirana dhe Beogradi kanë një peshë të caktuar specifike, ndoshta në raport me kryeqytetet e tjera në rajon.Kushtëzojnë marrëdhëniet e Kosovës me Sërbinë diskutimet që do të bëhen në nivelin e kryeministrave?Mua nuk më pëlqen të flas për politika kushtëzimi, aq më tepër kur bëhet fjalë për shkrirje akujsh apo për fillimin e një ere të re në rajon, sidomos kur jemi në një kontekst, kur për herë të parë kemi paqe pas 100 vitesh në rajonin tonë. Por është fakt i njohur botërisht që qëndrimi ndaj Kosovës është një çështje që ndan Shqipërinë me Serbinë, por në fakt ndan Shqipërinë me Serbinë, por ndaj Serbinë me Perëndimin dhe dnan Serbinë me të ardhmen e saj erupiane, dhe ndan status quonë e rajonit me një proces që ne do të donim të ishte edhe më i vrullshëm.Të nesërmen në datën 23 do të jenë në takimin rajonal të lajmëruar nga zoti Fyle. Në çfarë niveli delegacioni shqiptar?Do të jetë vazhdimi i diskutimeve që ne bëjme në formatin e ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të procesit të Berlinit që nisi në Berlin, me idetë që u parashtruan aty, me dokumentin tonë strategjik dhe me një dokument që ka propozuar Komisioni Europian në konsultë me të gjitha vendet anëtare ku do të diskutohet për qeverisjen ekonomike dhe për ndërlidhjen e rajonit tonë në dy fusha baze, energjia dhe transporti.Intervista e plotë e Ditmir Bushatit në Ora News