Deputeti socialist Dashamir Peza kërkon pronat e babë Myslymit

Pas 68 vitesh deputeti socialist Dashamir Peza kërkon përmes gjykatës kthimin e pronave të babait të tij Myslym Peza, të cilën në 1946 në kuadër të reformës agrare i mori shteti.Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 7 tetor. Deputeti socialist padit Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe kërkon që t’i njohë të drejtën e pronësisë së disa prej sipërfaqeve tokësore që dikur kanë qënë prona të babait të tij Myslym Peza.Në kërkesë padinë civile të dosjes me nr 14414 thuhet: “Rivendosje ne Afat, per tu trajtuar si ish-pronar nga AKKP-ja, per pronat qe trashegimlenesi indjeri Myslym Peza, ka pasur ne pronesi perpara ref ormes agrare te vitit 1946, me qellim njohjen pronar, kthimin apo kompesimin e pronave”myslym peza