Manjani: Berisha kontrollonte më mirë se Rama thashethemet në raport me Metën

Tiranë- Vendimi për bojkot i Partisë Demokratike është në të drejtë të vendimarrjes së saj si subjekt politik, por nuk i bën mirë vendit. Kështu e komenton Ylli Manjani bojkotin e demokratëve në Kuvend.Nënkryetari i LSI thotë se një vendimarrje e tillë nuk tregon se demokratët se duan vendin, por është triumfi i lojërave politike të çastit që nuk i lejon ta mirëmenaxhojnë situatën.“Janë taktika dhe lojëra politike të çastit. Është shqetësuese, por nuk më pëlqen të gjykoj.Secili grupim politik merr vendimet e veta në mënyrë sovrane. Do të më shqetësonte më shumë gjendja e PD si partia më e madhe opozitare në vend, e cila shfaqet herë me dy koka dhe herë pa asnjë kokë në raport me vendin jo me trikat e ditës, hyra, dola.I ka bërë dhe PS, për të cilat i kemi kritikuar, telendisur. Por them që duhet respektuar vendimi politik me të mirat dhe të këqiat e veta. Vendit nuk i bën mirë, nuk i ka bërë kurrë mirë bojkoti, as dje i socialistëve dhe as sot i demokratëve. Nuk duhet të mbetet në kulturën e retorikës, që vendit, sepse edhe demokratëve u dhimbset vendi. Por triumfi i lojërave politike të çastit është kaq i fortë sa nuk arrijnë ta menaxhojnë”.Leksiku i ashpër politik në vend, për Manjanin ka vetëm një përgjegjës, Sali Berishën. Sipas tij burrat e mençur dhe me vizion nuk duhet ta bënin politikën kaq personale dhe të agravuar, me deklarata të destinuara për të fshehur të vërtetën.“Këtë duhet t’ia dedikojmë në mënyrë ekskluzive zotit. Berisha. Në gjithë historinë e 24 viteve ka qenë leksiku më i ashpër në politikë, është marrë dhe merret me gjëra të parëndësishme për politikën, jetën private të tjetrit, telendisjen e njerëzve të cilat nuk i shërbejnë politikës.Ka ardhur një pikë tani që nuk besohet askush, për asgjë.Është zhvlerësuar dhe vetë fjala.Është stili i tij i të bërit politikë. Nuk është fjlala të ndryshojmë Berishë, por duke qenë se ke një lojtar të tillë në lojë për të qenë në tryezën e debatit është e detyrueshme ndonjëherë ti përgjigjesh me të njëjtën monedhë.Është fat i keq, nuk duhet të kishte qenë kështu. Burrat e mençur dhe me pak vizion nuk duhet ta bënin politikën kaq personale dhe të agravuar me deklaratat që nuk thonë të vërtetën”.Në “Ditë e Re” Manjani hodhi poshtë zërat për tensionim mes dy lidervë partiakë të koalicionit qeveritar. Për të mbeten thashetheme, të tilla kishte sipas tij edhe në qeverisjen Berisha, por me një ndryshim.“Ilir Meta dhe Rama janë dy drejtuesit e partive tona që komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme për çështjet e qeverisjes. Nuk ka asnjë ndarje. LSI dhe PS janë dy forca politike në mënyrë të natyrshme në koalicion dhe janë të programuar për të ecur gjatë.Fjalët në Shqipëri e di sesi dalin. Kanë dalë edhe në qeverisjen Berisha. Por ishte një çikë si më e dhunshme atëherë pjesa e thashethemeve, ishte më e kontrolluar”.Enkel Demi: Visho Ajazi na kontrollonte thashethemet?Ylli Manjani: Jo vetëm..Enkel Demi: Edhe Ben Imami?Ylli Manjani:Po këto, ça janë këto.Në intervistën në RTV Ora News, Manjani komentoi edhe situatën ekonomike në vend.“LSI ka qenë për tatimin progresiv të të ardhurave, jo për taksën e korporatave të biznesit, kemi qenë dhe është ruajtur taksa e sheshtë.Sigurisht dhe me një formulë edhe më të butë nga aktualja por kjo është çështje llogarish. Nuk besoj të dalim në konkluzionin që është politika fiskale që na çon në vështirësi ekonomike.Ka një komponent të tretë, ai tarifor. Energjia është shërbim, uji po ashtu. Tarifë do të thotë të mbulosh koston e shërbimit dhe asnjë e aplikuar në 24 vitet e fundit nuk e mbulon.Është krijuar një padrejtësi që nga sistemi fiskal, mbledhja e taksave pra, i derdhim në këtë gropë që krijohet.Nuk ka lind sot, edhe kur ka qenë CEZ kështu ishte, por gjithmonë qeveritë kanë qenë barrierë”.