Ndryshime në Drejtorinë e Policisë Rrugore, ikën Hoxha, emërohet Tola

Ndryshime në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Pas një viti në krye të rrugores, largohet Drejtori i Përgjithshëm Ervin Hoxha.Në vend të tij është emëruar Mit’hat Tola. Ndryshimi në poste është bërë me urdhër të kryepolicit Artan Didi, ndërsa mësohet se shkak i lëvizjes ka qenë performanca dhe rezultatet në punë.Ervin Hoxha ishte emëruar në krye të policisë rrugore me 19 shtator 2013, ndërsa më parë kishte mbajtur postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Marrëdhënive me Jashtë.Ndërsa Mit’hat Tola deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkullimit të Tiranës.