Dy të armatosur dhunojnë dhe i grabisin makinën një çifti në Qafë Kashar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2014, 11:39
Tirane- Një grabitje është shënuar mbrëmjen e djeshme në Qafë Kashar.Dy persona të armatosur i kanë dalë para një automjeti që ishte në lëvizje dhe kanë vjedhur me dhunë drejtuesin e mjetit dhe të dashurën e tij.Burime nga policia bëjnë me dije se grabitësit pasi kanë goditur çiftin I kanë marrë automjetin tip Benz me targa AA224 FT dhe janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.Policia thotë se po punon për të zbardhur autorët e grabitjes ndërsa në orët e para të mëngjesit nëpërmjet kërkimit valor të kompanive celulare është bërë e mundur gjetja e telefonave të djalit dhe vajzës së cilët autorët ua kishin hedhur anës rrugës pranë Rinasit.